Guardiola nuk kënaqet me tripletën, jep një premtim për sezonin tjetër

Futboll

Guardiola nuk kënaqet me tripletën, jep një premtim për sezonin tjetër

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:06
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pas triumfit 6-0 sot ndaj Watford në finalen e FA Cup ka folur me superlativa për skuadrën e tij.

Skuadra e “citizens” arriti “tripletën” historike, duke fituar këtë sezon Premier League, Carabao Cup dhe FA Cup.

“E mbyllëm këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, me një trofe të rëndësishëm. E pranoj që ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për ne. Një falënderim për të gjithë, klubin, lojtarët dhe fansat.

Një përgëzim të veçantë për këtë skuadër, pasi ata janë arsyeja që ne kemi fituar gjithë këto trofe sezonet e fundit”, tha Guardiola pas finales.

Në fund, i pyetur nga BBC nëse Manchester City mund të bëjë edhe më mirë sezonin tjetër, trajneri spanjoll tha:

“Pse jo, ne do të përpiqemi që të përmirësohemi edhe më shumë. Nuk ka kuptim të qëndrojmë në vendnumëro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat