Skuadra më e vjetër në Itali rrugës për Serie B

Futboll

Skuadra më e vjetër në Itali rrugës për Serie B

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:51
Genoa

Genoa shumë lehtë mund ta shehë veten në Serie B.

Klubi më i vjetër në Apenine, nuk po kalon momente të mira këtë edicion, kurse tani punët i ka me të vërtetë “pisk”.

Sot nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Cagliarit si vendas, për të mbetur një hap prapa për titull, por gjithmonë duke pritur edhe takimin e nesërm Empoli-Torino.

Me një fitore eventuale të ish-skuadrës së Hysajt, gjenovezët do të zbrisnin në pozitën e 18-të, pozitë që dërgon në divisionin e dytë italian.

Në javën e fundit udhëtojnë në Artemio Franchi, megjithatë edhe nëse fitojnë do të varen nga rezultati i duelit Inter-Empoli.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat fundjavën e ardhshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat