Ronaldo zgjidhet lojtari i sezonit në Serie A

Futboll

Ronaldo zgjidhet lojtari i sezonit në Serie A

Më: 18 maj 2019 Në ora: 22:49
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari më i vlefshëm i Serisë A, pas paraqitjeve të tij në këtë sezon debutues me Juventusin në ligën italiane.

Ish-sulmuesi i Real Madridit i ka shënuar 22 gola dhe i ka asistuar 11 të tjera këtë sezon në ligën e nivelit të parë të futbollit të këtij sezoni në Serie A.

“Ka qenë një kënaqësi të punoj me juve”, ka thënë Ronaldo për trajnerin Massimiliano Allegri, që do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

“Faleminderit për gjithçka!”

“Ne kemi qenë vetëm për një sezon së bashku, por ju keni qenë një trajner i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm”.

Çmimet e plota të Serisë A:

Lojtari më i vlefshëm: Cristiano Ronaldo

Portieri më i mirë – Samir Handanovic (Inter)

Mbrojtësi më i mirë – Kalidou Koulibaly (Napoli)

Mesfushori më i mirë– Sergey Milinkovic-Savic (Lazio)

Sulmuesi më i mirë – Fabio Quagliarella (Sampdoria)

Lojtari më i mirë i ri – Nicolo Zaniolo (Roma)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat