Guardiola: E duam në ekip, s’ka asnjë shans të largohet nga ne - Bota Sot
Guardiola: E duam në ekip, s’ka asnjë shans të largohet nga ne

Futboll

Guardiola: E duam në ekip, s’ka asnjë shans të largohet nga ne

Më: 19 maj 2019 Në ora: 06:44
Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se nuk do të lejojë që të largohet nga Manchester City mesfushori gjerman Leroy Sane. Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se 23-vjeçari gjerman, që luan me City që prej vitit 2016, do të rikthehet në vendlindje sezonin tjetër. Me Bayern Mynih që është gati të paguajë klauzolën për ta patur në skuadër.

Gjithsesi, duket se Guardiola nuk është dakord me zërat për largimin e Sane dhe faktin se ai preferon më shumë të aktivizojë Sterling, Bernardo dhe David Silva para gjermanit. Shifrat e konfirmojnë këtë, pasi këtë sezon, Sane ka luajtur në total në 46 ndeshje, duke realizuar 16 gola dhe 10 asist.

Sane ka ende edhe dy vite kontratë, ndaj Guardiola po mendon ta rinovojë atë. “Kemi kohë që kemi nisur bisedimet për ta rinovuar kontratën dhe kemi ende shumë kohë për të shkuar deri te marrëveshja. Ne nuk dëshirojmë ta përfundojmë më herët kontratën me Sane, pasi e duam atë lojtar në ekip edhe në të ardhmen. Ai do të jetë këtu edhe sezonin tjetër”, tha Guardiola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...