Guardiola: Tripleta do të përsëritet

Futboll

Guardiola: Tripleta do të përsëritet

Më: 19 maj 2019 Në ora: 09:02
Guardiola

Me këtë fitore, ‘Citizens’ kanë arritur që të kompletojnë tripletën angleze, duke u bërë skuadra e parë (meshkuj) në histori që arrinë këtë gjë.

Kjo gjë ishte shumë e vështirë për trajnerin Guardiola, i cili ka thënë se as triumfi në Ligën e Kampionëve nuk është kaq i vështirë.

Por, trajneri spanjoll ka thënë se fitimi i tripletës do të përsëritet, duke shtuar se ndihet krenar që është i pari që fitoi këtë.

“Është një nga sezonet më të mirë që kam përjetuar si trajner. Nuk do të thosha më i miri, por një nga ta sigurisht” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Të luash në të gjitha kompeticionet, dhe pas shumë skuadrave të jashtëzakonshme në këtë vend të jesh skuadra e parë është mrekulli” ka thënë spanjolli.

“Unë e dua Ligën e Kampionëve, por kjo është më e vështirë sesa Liga e Kampionëve” ka shtuar ndër të tjerash Pep.

Guardiola tutje gjatë konferencës për shtyp ka insistuar se skuadra e tij do të përmirësohet edhe më shumë. Ai po planifikon një merkato aktive, ku do të shtohet edhe më shumë kualiteti në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat