Gattuso ka një mesazh për Piatek

Futboll

Gattuso ka një mesazh për Piatek

Më: 19 maj 2019 Në ora: 09:47
Piatek

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, ka dhënë një mesazh të qartë për Krzysztof Piatek, para ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A.

Gattuso e ka sfiduar sulmuesin polak që të fokusohet vetëm tek puna e tij me skuadrën e Milan, pasi lojtari ka ngecur së fundmi që të gjejë rrugën e golit.

Piatek ka shkuar gjashtë ndeshje pa tundur rrjetën, në të gjitha kompeticionet, me golin ef undit që erdhi në humbjen 2:1 ndaj Juves, më 6 prill.

Gattuso nuk dëshiron që seria negative e tij të vazhdoj, kështu që para ndeshjes me Frosinone ka një porosi për lojtarin.

“Piatek duhet të mendojë për atë që është më e mira për skuadrën” ka thënë Gattuso për reporterët.

“Ai duhet ta bëjë vetën të gatshëm dhe unë kam parë se është duke punuar në atë drejtim” ka shtuar tutje italiani.

Frosinone tashmë e eliminuar nga Serie A do të jetë mundësi e mirë që bomberi polak të rikthehet në rrugën e golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat