Shqiptarët festojnë sot në Maqedoninë Veriore! Gjithçka kuqezi

Futboll

Shqiptarët festojnë sot në Maqedoninë Veriore! Gjithçka kuqezi

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:06
Shqiptarët festojnë sot në Maqedoninë Veriore! Gjithçka kuqezi 

E diela është ditë feste për familjen e madhe kuqezi. Shkëndija nga Tetova dominon futbollin vendor dhe pas sfidës me Akademia Pandevin do të pranojë trofeun për titullin e kampionit për sezonin 2018/2019. Kryesia vendos hyrja për publikun të jetë pa pagesë.
Një javë para mbylljes së sezonit garues 2018/2019 skuadra kuqezi do të pranojë trofeun e kampionit në elitën e futbollit vendorë. Me titullin e mbyllur matemtikisht tre xhiro më parë, Shkëndija kurorëzohet zyrtarisht kampione të dielën pas sfidës së xhiros së 36-të në LPFM. Familja kuqezi do të ketë ditë feste për titullin e tretë kampion.
Përkundër realizimit të objektivit futbollistët kanë vazhduar punën serioze në seancat stërvitore dhe të gatshëm presin sfidën e parafundit të këtij sezoni. Kapiteni Alimi është jashtë kombinimit pas ndjek terapi për një shqetësim të lehtë në shpinë, ndërsa ende nuk janë rikuperuar plotësisht B. Ibraimi dhe Zahov. Pa lojtarë të pezulluar stafi teknik mbetet të zgjedhë formacionin që do të nisë ndeshje, duke kujtuar se takimet e fundit formacioni është kombinuar dhe kanë luajtur kryesisht lojtarët që kanë patur më pak minutazh.
Akademia Pandev zhvillon sezonin më të mirë në historinë e vet, pasi sigurimit të pjesëmarrjes debutuese në kupat e Europës përmes vendit të tretë i shtuan finalen e Kupës në të cilën kundër Makedonija Gj.P. do të kërkojnë trofeun e parë. Me finalen që i pret të mërkurën duket se ndeshjen me Shkëndijën do ta luajnë me formacion të kombinuar për të ruajtur forcat për ndeshjen më të rëndësishme të tyre në mesjavë. Në duelin e fundit mes veti Shkëndija fitoi 1:0 Akademia Pandevin në Strumicë me golin e vetëm të Musliut. Paraprakisht këtë sezon strumicasit fituan 0:1 në Tetovë, ndërsa sfida e parë kampionale në fushë të A. Pandev përfundoi pa gola.

Komplet ndeshjet e xhiros së 35-të në LPFM luhen të dielën me fillim në orën 16:30, ndërsa stadiumi i qytetit në Tetovë do të jetë vendi ku për të dytin vit me radhë kurorëzohet skuadra kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat