Nëse Kane mungon, Southgate ka gati emrin për kapitenin e Anglisë - Bota Sot
Nëse Kane mungon, Southgate ka gati emrin për kapitenin e Anglisë

Futboll

Nëse Kane mungon, Southgate ka gati emrin për kapitenin e Anglisë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:51
Harry Kane

Kombëtarja e Anglisë mund të paraqitet pa shërbimet e Harry Kane në finalet e Ligës së Kombeve.

Kane është lojtari që bart shiritin e kapitenit tek ‘Tre Luanët’, por në mungesë të tij, kapiteni duhet të ndërrohet.

Për këtë çështje, Gareth Southgate nuk ka shumë dilema, duke thënë se do të ishte i gatshëm t’ia kalonte shirtin yllit të Manchester City, Raheem Sterling.

Anglia do të përballet me Holandën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, dhe Southgate mendon se Sterling mund ta bart shiritin e kapitenit, në ndeshjen që do të ishte e 50-ta për të.

“Raheem tashmë është në grupin e liderëve. Mund ta shihni maturinë e tij tashmë edhe me ato që po ndodhin jashtë fushës” ka thënë Southgate.

“Ai është ngritur nga këto sfida dhe unë nuk do të kisha aspak hezitim për t’ia kaluar shiritin e kapitenit, nëse do të ishte gjëja e duhur” ka thënë tutje selektori i ‘Tre Luanëve’.

Sterling ka pasur një sezon shumë të suksesshëm këtë vit me Manchester City, duke fituar Premierligën, Kupën FA si dhe Kupën e Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...