Ronaldo ngre zërin, nuk e preferon atë si trajner te Juventusi

Futboll

Ronaldo ngre zërin, nuk e preferon atë si trajner te Juventusi

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:43
Cristiano Ronaldo

A do të jetë Antonio Conte trajneri i ardhshëm i Juventusit? Presidenti Andrea Agnelli u shpreh qartë: “Nuk dëshiroj të flas për të në këto momente”. Një deklaratë që sipas mediave italiane ka shijen e një “JO” nga ana e presidentit juventin për rikthimin në stol të ish-trajnerit.

Agnelli nuk është i vetëm që mendon kështu, pasi sipas “La Repubblica” edhe sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo nuk është dakord që skuadrën ta drejtojë Antonio Conte. Madje CR7 ka shtrembëruar fytyrën kur në konferencën e shtypit është përmendur i Conte.

Duket se sulmuesi 34-vjeçar portugez preferon një trajner tjetër në stolin bardhezi (përflitet se ka sugjeruar si të preferuarit e tij Ancelotti dhe Mourinho), duke mos preferuar Conte. Gjithesi, CR7 është një faktor me peshë të skuadra e Juventusit dhe Agnelli do të marrë edhe miratimin e tij para se të vendosë për trajnerin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat