Betis shkarkon trajnerin pas fitores ndaj Realit!

Futboll

Betis shkarkon trajnerin pas fitores ndaj Realit!

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:33
Betis shkarkon trajnerin pas fitores ndaj Realit!

Quique Setien është shkarkuar nga bankina e Betisit pasi fitoi 2:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e fundit të La Liga. Trajneri spanjoll ishte në krye të skuadrës që prej qershorit të vitit 2017 dhe për dy sezone udhëhoqi skuadrën në Spanjë dhe kupat e Europës. Ishte vetë trajneri Setien që e konfirmoi me fjalë të tërthorta se do të largohet, ndërsa pak minuta pas tij klubi e zyrtarizoi vendimin, duke e bërë publik. “Ju duhet të kuptoni origjinalitetin e këtij klubi, vetë qytetin dhe hobin e tyre. Unë ndoshta kam qenë një nga ata që nuk e kuptova këtë që kur kam ardhur, duhet të kisha përshtatur dhe përfshirë më shumë në disa situata”, tha Setien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat