Braktisi Shqipërinë për Italinë

Futboll

Braktisi Shqipërinë për Italinë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:31
Marko Molla

Portieri shkodran, i cili aktivizohet tek të rinjtë e Bolonjës, Marko Molla, braktisi vitin e shkuar Kombëtaren U-17 të Shqipërisë për të luajtur tek moshatarët e Italisë.

Gardiani 16-vjeçar është graduar titullar në finalen e Europianit të 17-vjeçare, ku Italia do të ndeshet me Holandën U-17.

Ndeshja do të zhvillohet në Tallaght Stadium të Dublinit, teksa shkodrani është shumë pranë fitimit të një trofeu historik.

Kujtojmë që Molla ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-17, madje edhe është aktivizuar me fanellën kuqezi, por pas interesimit të Italisë, talenti shkodran zgjidhi të përfaqësojë vendin fqinjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat