Hoxhës i vjen keq nga Prishtina

Futboll

Hoxhës i vjen keq nga Prishtina

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:42
Hoxhës i vjen keq nga Prishtina

Ka përfunduar edicioni 2018/2019 në Superligën e Kosovës në futboll. Kampion është shpallur Feronikeli pas fitores 1:0 sot ndaj FC Prishtinës. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Yll Hoxha, i cili pas ndeshjes tha se golin ia kushton familjes së tij.“Më vjen keq për FC Prishtinën pasi jam rritur në këtë klub, por më vjen mirë për skuadrën time”, tha Hoxha fillimisht për SuperSport Kosova. “Golin ia kushtoj familjes sime që janë këtu dhe djalit. Titulli ishte i merituar”, potencoi Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat