Ramadani: Krenar me futbollistët e mi

Futboll

Ramadani: Krenar me futbollistët e mi

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:48
Ramadani: Krenar me futbollistët e mi

Feronikeli është kampion i këtij edicioni në Superligë, pasi e mundi Prishtinën në ndeshjen e fundit me rezultatin 1:0 dhe me pesë pikë më shumë e përfundojnë në krye të klasifikimit këtë stinor. Pas takimit foli kryetrajneri i Niklit, Zekirija Ramadani, i cili ishte krenar me skuadrën. “Shumë i emocionuar, me 80 pikë të shpallesh kampion, është diçka e madhe, sakrifikuam shumë, e merituam titullin që nga fillimi dhe me këtë fitore e vulosëm që jemi më të mirët”. “Ju futëm takimit për fitore sepse e dinim që nëse luajmë për barazim atëherë Prishtina do të ishte shumë e rrezikshme. Me lojën që e bëmë nuk e lamë Prishtinën të bënte asgjë”, e përfundoi deklaratën e tij Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat