Rexha: Shumë vështirë vitin e kaluar por edhe më vështirë këtë sezon

Futboll

Rexha: Shumë vështirë vitin e kaluar por edhe më vështirë këtë sezon

Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:28
Kastriot Rexha

Feronikeli ka arritur ta fitojë titullin e kampionit për këtë sezon.

Krejt kjo u arrit, falë fitores ndaj Prishtinës në ndeshjen e fundit që u zhvillua në Drenas.    

Sulmuesi kryesor i skuadrës nga Drenasi, Kastriot Rexha, pas ndeshjes deklaroi se ishte shumë vështirë, por në fund ai mendon se Nikli e ka merituar këtë trofe.

Rexha: Prishtina nuk na ka lejuar të marrim frymë lirshëm

"Me të vërtetë çdo vit vështirë, vitin e kaluar me Dritën shumë vështirë në momentet e fundit, këtë vit edhe më vështirë me Feronikelin. Jemi shumë të kënaqur me këtë qe kemi arritur. E falënderojmë skuadrën e Prishtinës, i falënderojmë për luftën fer edhe korrekte. Me të vërtetë kur po mbet deri në momentet e fundit titulli po është një kënaqësi shumë e madhe. Po rritet entuziasti te sportdashësit në Kosovë edhe me të vërtetë po bëhet interesante. Kjo ma bënë neve te ndjehemi krenar me këtë që kemi arritur duke marrë parasysh se kemi arritur ta mposhtim edhe kandidatin për titull edhe i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur" u shpreh Rexha pas ndeshjes.

Kujtojmë që Kastriot Rexha është golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 22 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat