SKANDALOZE: Futbollistët dhe tifozët serbë pabesisht sulmojnë futbollistët shqiptarë të KF. Lugina

Futboll

SKANDALOZE: Futbollistët dhe tifozët serbë pabesisht sulmojnë futbollistët shqiptarë të KF. Lugina

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 19 maj 2019 Në ora: 21:28
Foto

Për që janë të terrorizuar në çdo aspekt të jetës shqiptarët e Kosovës, kjo gjë dihet, por për ta dhënë edhe një dëshmi më shumë rreth kësaj, janë përkujdesur vetë serbët. Ata, serbët nga Levozoja kanë treguar fytyrën e tyre të poshtër edhe në sport. KF. Lugina , klub ky i shqiptarëve në Kosovën Lindore, sot ka udhëtuar në Levosojë për të zhvilluar ndeshje, ndërkohë që nikoqirët me paramendim i kanë sulmuar dhe disa prej futbollistëve shqiptar kanë pësuar lëndime jo të lehtë, iu është nevojitur edhe ndërhyrja e mjekut.

Ja reagimi i plotë:

nga ana e drejtuesve të KF. Lugina. Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas . Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare . Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit. Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare. Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta. Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme. Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi .
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat