Pogba te Juve? Kjo foto ngjall edhe më shumë dyshime

Futboll

Pogba te Juve? Kjo foto ngjall edhe më shumë dyshime

Më: 20 maj 2019 Në ora: 13:46
Paul Pogba ishte i pranishëm në qytetin e Torinos gjatë festës për triumfin e titullit.

Në Torino dje kishte festë të madhe, pasi Juventusi mori trofeun e Serie A pas barazimit 1-1 ndaj Atalantas.

Për ‘Bardhezinjët’ ky ishte trofeu i 35-të në histori dhe i teti radhazi në kampionatin italian, duke vazhduar dominimin e plotë gjatë viteve të fundit.

Në festën e Juves kishte edhe një mysafir special. Mesfushori Paul Pogba ishte i pranishëm në qytetin e Torinos gjatë festës për triumfin e titullit.

Francezi ishte pjesë e Juves gjatë katër sezoneve 2012 dhe gjerë në vitin 2016, kur u rikthye te Manchester United.

Megjithatë, ai nuk është aspak i kënaqur me ‘Djajtë e Kuq’ që sezonin e ardhshëm do luajnë në Europa Ligë.

Ka pasur spekulime se Pogba do të rikthehet edhe njëherë me fanellën e Juventusit, dhe kjo foto ka ngjarë se dyshimet mund të jenë të vërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat