Ky është zëvendësuesi i Mustafit te Arsenali

Futboll

Ky është zëvendësuesi i Mustafit te Arsenali

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:25
Shkodran Mustafi

Arsenali është një ndër top klubet angleze që vitet e fundit është duke pasur probleme të mëdha me mbrojtjen.

Klubi nga Londra Veriore përfundoi sezonin në pozitën e pestë në Premier League dhe janë finale të Europa League, por kjo për shkak të sulmuesve si Lacazette e Aubameyang.

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unay Emery kishte probleme të shumë me mbrojtjen këtë sezon.

Sipas analistëve dhe tifozëve fajtori kryesor i mbrojtjes është Shkodran Mustafi, madje kanë kërkuar shitjen e tij.

Sipas gazetarit itlalian, Nicolo Shcira drejtuesit e klubit londinez kanë filluar bisedimet me Romën për mbrojtësin grek, Kostas Manolas.

Image

Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij prej 36 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat