Faul ‘horror’ në ligën e femrave, flet futbollistja që përjetoi tmerrin nga kundërshtarja

Futboll

Faul ‘horror’ në ligën e femrave, flet futbollistja që përjetoi tmerrin nga kundërshtarja

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:11
Pamje nga ndeshja

Diçka vërtetë e tmerrshme ka ndodhur në ligën e femrave në fundjavën që kemi lënë pas.

Në ndeshjen mes Jakovës dhe Bazelit të Kaçanikut, është shkaktuar një ndërhyrje totalisht jashtë rregullave të futbollit në futbollisten, Diellza Hysenin.

Futbollistja e KFF Jakova e ka goditur qëllimisht futbollisten e Bazelit, Diellëza Hyseni, duke tentuar t’ia thyente këmbën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ndëgjohet se futbollistja e Jakovës urdhërohet të ndërhyjë ashpër në Hysenin, gjë e cila praktikohet më pas.

Futbollistja, Diellza Hyseni pranoi një dëmtim dhe nuk vazhdoi ndeshjen. Në një prononcim ajo zbulon detaje se çfarë ndodhi në këtë ballafaqim.

“Gjendja ime është është e mirë, kam pak dhimbje – por jo diçka serioze”, tha fillimisht Hyseni duke konfirmuar shkallën e lëndimit.

Hyseni më pas ka treguar se cili ishte motivi i ndërhyrjes brutale nga kundërshtarja e saj.

“Shkaku që unë mora një ndërhyrje të tillë ishte – sepse gjyqtari akordoi një penallti për ne. Nuk e di se kush ka dhënë urdhër që të më thyhen këmbët – por jam e sigurt që ndonjë prind apo ndoshta edhe ndonjë ndihmës trajner”, vazhdoi ajo.

“Nuk ndihem aspak mirë kur e shikoj momentin, sepse kam mundur të pësojë ndonjë thyerje të këmbës apo edhe të lëndoja ligamentet, por më ndihmoi Zoti”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat