Lionel Messi mbrëmë ishte lojtari kryesor i Barcelonës në barazimin 2-2 ndaj Eibarit në xhiron e fundit të La Ligas.
Argjentinasi i shënoi të dy golat për Barcelonën, duke arritur shifrën e 36 golave në La Liga në këtë sezon.
Messi e fitoi çmimin Pichichi si golashënuesi më i mirë për këtë sezon.
Bashkëlojtari i Messit, Sergi Roberto ka thënë fjalë të mëdha për argjentinasin.
Ai ka thënë se Messi nuk lodhet kurrë duke shënuar gola.
“Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola. Kjo e bën futbollin shumë më të lehtë dhe më të mirë për ne”, ka thënë Roberto pas ndeshjes.