Piatek: Dua të luajë me Milanin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Piatek: Dua të luajë me Milanin në Ligën e Kampionëve

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:48
Krzysztof Piatek

I rikthyer te goli në fitoren 2-0 ndaj Frosinone, Krzysztof Piatek pas atij agjerimi që zgjaste që nga 6 prilli i kaluar, foli për momentin që po përjetojnë kuqezinjtë, me Milan që ka akoma një shans për të siguruar vendin e kartë dhe njëherësh biletën për në Champions League.

“Sigurisht që ndihem më mirë pasi shënova dje. Jam i lumtur edhe për faktin që fitua, që është edhe gjëja më e rëndësishme”, deklaroi polaku i sulmit të kuqezinjve.

“Champions League? Jemi vetëm një pikë pas Inter dhe Atalanta. Gjithçka është e mundur, por më parë duhet të fitojmë ndaj Spal. Shpresoja që Juventus të mundte Atalantën”, komentoi Piatek.

“30 gola? Ishte e vështirë të besohej. Mbërrita nga kampionati polak, Seria A është më e vështirë por rezultati është i shkëlqyer. Shpresoj të bëj edhe më mirë. Nuk mendoj për të ardhmen”, përfundoi sulmuesi i Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat