Agjenti i Thomas tregon si mund t’i bashkohet Interit: “Ai është më i mirë se Pogba”

Futboll

Agjenti i Thomas tregon si mund t’i bashkohet Interit: “Ai është më i mirë se Pogba”

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:00
Thomas Partey

50 milionë euro, kaq duhet të paguajë Interi nëse e do në skuadër mesfushorin, Thomas Partey.

Në një intervistë për “FcInterNews”, Pozanco, agjenti i 25-vjeçarit, Thomas Partey, ka bërë të ditur se nëse Interi e do futbollistin, duhet ta paguajë klauzolën prej 50 milionë eurove.

“Nuk ka asnjë arsye përse ai të mos transferohet në Itali. Inter, si Atletico, është një skuadër e madhe”, u shpreh agjenti i futbollistit.

“Ai ka një klauzolë lirimi 50 milionë euro dhe në futboll gjithçka është e mundur, vetëm shikoni Diego Godin që do t’i bashkohet Interit”

“Ai është si Pogba, një lojtar “box to box”(mesfushor që merr pjesë në të dyja fazat e lojës), por ai është më i mirë se francezi, pasi bën më shumë punë defensive”.

Thomas ka bërë 42 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat edicionin që lamë pas, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 6 asiste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat