Giroud godet Arsenalin: Gjaku im tanimë është ‘blu’

Futboll

Giroud godet Arsenalin: Gjaku im tanimë është ‘blu’

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:34
Olivier Giroud

Sulmuesi Olivier Giroud e ka vendosur Chelsean përpara Arsenalit para fillimit të finales së Europa Ligë dhe shpreson se do t’i ndihmojë ‘Blutë’ në fitimin e një trofeu tjetër.

Francezi e ka parë mundësinë e kufizuar për të luajtur në Premier Ligë, por në Europa Ligë ka qenë një standard në formacionin e Sarrit.

Chelsea i detyrohet Giroud për shkak të pjesëmarrjes në finale, pasi ka shënuar 10 gola në 13 paraqitje.

Por sulmuesi shtatëlartë ka qenë pjesë edhe e Arsenalit, duke fituar tre FA Cup me ta, por u largua pas transferimit të Pierre Emerick-Aubameyang.

“Gjithmonë më pëlqen të luaj kundër ish-ekipeve”, tha Giroud për Daily Mail. “Do të jetë e vështirë dhe mund të jetë e dhimbshme në qoftë se nuk shkon në rrugën e duhur, por duhet të mënjanoni ndjenjat dhe kujtimet”.

”Më pëlqejnë vitet që kam kaluar atje. Ka qenë një pjesë e madhe e karrierës sime, klubi im i parë në Angli dhe gjithmonë do të jetë i veçantë, por tani ndjehem se gjaku im është blu. E njëjta gjë si te ekipi kombëtar, bluja më përshtatet mirë”, përfundoi Giroud. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat