Përpara Partizanit! - Bota Sot
Përpara Partizanit!

Futboll

Përpara Partizanit!

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:22
Përpara Partizanit!

Në fillimin e vitit kalendarik java parafundit ishte cilësuar si një nga më të rëndësishmet për Kukësin, që shihte tek përballja direkte me Partizanin mundësinë për të sulmuar kreun që do t’i çonte pranë titullit kampion. Realiteti është krejt ndryshe, pasi çështja e titullit është e mbyllur dhe Kukësi luan për të siguruar vendin e dytë, ndaj një kundërshtari që ka përmbushur misionin e vetë. Humbja me Skënderbeun la një shije të hidhur tek verilindorët që ndaj Partizanit nuk do të luajnë vetëm për të marrë pikët që i sigurojnë vendin e dytë, por mbi të gjitha për t’i treguar kampionëve të rinj që nuk mund të festojnë me fitore ndaj tyre titullin.

Ashtu si në javët e fundit Ernest Gjoka duhet të vijojë punën me mungesat e shumta, pasi në bokse ka përfunduar fantazisti i skaudrës Eduart Rroca. Dëmtimi i pësuar nga numri 10-të në sfidën me Skënderbeun është më i rëndë dhe nuk e ka lejuar futbollistin të shfaqet në stërvitjen e skuadrës dhe vështirë që mund të rikthehet në dy javët e mbetura të kampionatit. Largimi nga infermieria për 25-vjeçarin pritet të vijë përpara finales së Kupës së Shqipërisë më 2 qershor ndaj Tiranës. Ndërkohë sezonin e ka mbyllur edhe kapiteni Ylli Shameti i cili i bashkohet në listën e të dëmtuarve Gëzim Krasniqit. Lajmi i mirë për Kukësin është rikthimi i ish-mesfushorit të kombëtares shqiptare Valdet Rama që ndaj Partizanit pritet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Gjithashtu me grupin është kthyer në stërvitje mbrojtësi i djathtë Edis Maliqi, edhe pse 23-vjeçari nuk ka ende në këmbë minutat e duhura për tu aktivizuar si titullar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...