Dy futbollistët e talentuar të Ballkani, Jetmir Topalli dhe Blendi Baftiu kanë marrë ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës U21.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi i Ballkani, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se kanë pranuar ftesën për këta dy lojtar.
Ja postimi i plotë:
Baftiu dhe Topalli ftohen nga Përfaqësuesja e Kosovës
Therandë, 21 maj 2019 - Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka ftuar dy futbollistët e skuadrës sonë Blendi Baftiu dhe Jetmir Topalli për dy ndeshjet e radhës që do t'i zhvilloj në muajin qershor.
Blendi dhe Jetmiri do t'i bashkohen përfaqësueses U21 nga data 27 maj deri me 11 qershor ku do të jenë pjesë e përfaqësueses për ndeshjet kundër Andorrës dhe Turqisë.
FC Ballkani i uron sukses dyshës së skuadrës sonë.
#urimeBlendi
#urimeJetmir
#përparaKosova