Chelsea jep dritën e gjelbër, Hazard më pranë Realit

Futboll

Chelsea jep dritën e gjelbër, Hazard më pranë Realit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:17
Eden Hazard

Klubi londinez ka pranuar dëshirën e lojtarit për t’u larguar në verë.

Chelsea nuk do ta ndalojë Eden Hazardin që të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar veror.

Në fakt ndeshja e fundit e belgut me “Blutë”, do të jetë ajo e finales së Ligës së Evropës që luhet më 29 maj ndaj Arsenalit. Më pas Hazard do të përshëndetet me klubin dhe do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Destinacioni i radhës për Hazard është Real Madridi, klub që pritet të paguajë 100 milionë euro për transferimin e belgut.

Vetë Hazard disa herë e ka përsëritur dëshirën e tij për të luajtur me Realin dhe këtë herë ëndrra e tij do të bëhet realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat