Franca, tre surpriza dhe një përjashtim i bujshëm nga lista e të grumbulluarve për Euro 2020

Futboll

Franca, tre surpriza dhe një përjashtim i bujshëm nga lista e të grumbulluarve për Euro 2020

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:24
Didier Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar listën   e të grumbulluarve për ndeshjet që kampionët e botës do të luajnë për kualifikueset Euro 2020. 

Mbrojtësi i Barcelona-s, Clement Lenglet, është një nga tre lojtarët që janë grumbulluar për herë të parë me kombëtaren. Trajneri i "Gjelave", në fakt, ka vendosur të thërrasë për herë të parë edhe Leo Dubois dhe Mike Maignan. 

Ka pasur edhe përjashtime të rëndësishme, si ai i yllit të Arseanl-it, Alexandre Lacazette, i cili është parakaluar nga Wissam Ben Yedder (Sevilla) dhe Olivier Giroud (Chelsea).  

Kjo është lista e plotë:

Portierë: Alphonse Areola (PSG), Benjamin Lecomte (Montpellier), Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Lille)

Mbrojtës: Lucas Digne (Everton), Clement Lenglet (Barcelona) Ferland Mendy (Lyon), Benjamin Pavard (Stuttgart), Leo Dubois (Lyon), Raphael Varane (Real Madrid), Samuel Umtiti (FC Barcelona), Kurt Zouma (Everton)

Mesfushorë: N'Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Tanguy Ndombele (Lyon), Paul Pogba (Manchester United), Moussa Sissoko (Tottenham)

Sulmues: Wissam Ben Yedder (Sevilla), Kingsley Coman (Bayern Munich), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille)

Franca do të presë Bolivinë në një miqësore para se të udhëtojë drejt Turqisë dhe Andorrës për dy ndeshjet e radhës të fazës kualifikuese të Euro 2020, të cilën e kanë filluar me dy fitore bindëse kundër Moldavisë dhe Islandës, respektivisht të mundura 4-1 dhe 4-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat