Mkhitaryan nuk do të luajë në finale të Europa Leagues, ja çka thotë Emery

Futboll

Mkhitaryan nuk do të luajë në finale të Europa Leagues, ja çka thotë Emery

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:20
Mkhitaryan

Arsenal do të luajë ndaj Chelseat në finalen e madhe të Europa League të mërkurën e ardhshme në Baku të Azerbejxhanit.

‘Topçijntë’ nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e mesfushorit armen, Mkhitaryan – për shkak të problemeve politike mes shtetit të tij dhe Azerbejxhanit.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka folur për këtë çështje, ku ka theksuar se e respekton vendimin e tij – por nuk mund të bëjë asgjë.

“Është një lajm i keq, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë çështje, është një vendim personal dhe ne duhet ta respektojmë atë,” tha Emery. “Nuk i kuptoj problemet politike tani, por unë duhet ta respektoj vendimin e tij.

“Unë fola këtë mëngjes me Mkhitaryan dhe është një vendim personal, e respektoj atë. Ai dëshiron të luajë për të na ndihmuar – por ata kanë folur, ai dhe familja e tij, dhe vendosën të mos shkojnë.

“Unë nuk mund ta shtyjë atë të vijë me ne, sepse e respektoj. Për mua është shumë e rëndësishme nëse ai është me ne për ndeshjen për të ndihmuar me cilësinë dhe kapacitetin e tij, por kjo çështje nuk është në duart e mia, por respektoj vendimi 100 për qind”, përfundoi Emery për faqen zyrtare të Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat