Zyrtare, sulmuesi rinovon me Chelsea-n

Futboll

Zyrtare, sulmuesi rinovon me Chelsea-n

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:33
Olivier Giroud

Olivier Giroud ka firmosur një marrëveshje të re e cila do ta mbajë te Chelsea edhe për sezonin 2019/20. 

32-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në kampionat, por është golashënuesi kryesor i Europa League me 10 gola. 

Giroud, i cili iu bashkua Bluve nga Arsenal në janarin e 2018-ës, do të ndeshet me ish-ekipin e tij në finalen e Europa League javën e ardhshme. 

“Jam shumë i lumtur me kontratën e re. Doja të qëndroja edhe një vit tjetër, jam ndjerë pjesë e kësaj skuadre, kësaj familjeje, që në fillim dhe shpresoj të fitoj më shumë trofe,” shprehet francezi për faqen zyrtare të Chelsea-t. 

Giroud, i cili ka qenë pjesë e Francës kampione bote e vitit 2018, ka shënuar 17 gola në 62 ndeshje për Chelsea-n në të gjithë kompeticionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat