Trajneri i njohur refuzon Juventusin - Bota Sot
Trajneri i njohur refuzon Juventusin

Futboll

Trajneri i njohur refuzon Juventusin

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:12
Juventus

Trajneri francez, Didier Deschamps e ka përjashtuar mundësinë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Juventusit.

Ai ka konfirmuar se e ardhmja e tij ishte e lidhur me Francën.

Ish-mesfushor i Juventusit, Deschamps kishte qenë i lidhur me kthimin në klub si pasardhësi i Max Allegrit.

Megjithatë, kryetrajneri i Francës tha në një konferencë për shtyp: “Situata është e qartë dhe e saktë: gjithë energjia dhe përqendrimi im janë të orientuara drejt kualifikimit për Euro 2020.”

“Është gjithmonë mirë kur e shihni emrin tuaj pranë atyre të klubeve të mëdha dhe Juventusi është në atë kategori, por e ardhmja ime është me Francën”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...