Ademi: Në disa vende ende çalojmë me infrastrukturë

Futboll

Ademi: Në disa vende ende çalojmë me infrastrukturë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:51
Ademi: 40 për qind e kampionatit me të shkuar në Evropë është punë e madhe 

Futbolli i Kosovës gradualisht po shënon ngritje në cilësi dhe po ashtu ka fituar edhe reputacionin në rrafshin ndërkombëtar, sidomos pas rezultateve të fundit të Kombëtares së Kosovës.  Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shprehet se po angazhohet maksimalisht që të bëjë më të mirën për futbollin tonë. Ademi është krenarë që nga edicioni i ardhshëm Kosova do të garojë me tri ekipe në garat evropiane përkatësisht në garat kualifikuese në Champions League dhe në Europa League.
 
“Bota sot”: Si e vlerësoni këtë kampionat që sapo ka përfunduar, a mendoni se ka qenë i suksesshëm apo duhet ende shumë punë për të bërë?
Agim Ademi:
Kampionati ka qenë i suksesshëm, është nxjerr kampioni i Superligës së Kosovës, Feronikeli, për çka e uroj. Faktikisht, çdo kampionat i ka të mirat e veta por normalisht që i ka edhe mangësitë e veta. Sepse secili kampionat i ka veçoritë e veta, ky ka qenë pak më ndryshe ndoshta se kampionatet tjera, për vet faktin se në xhiron e fundit u përcaktua gjithçka, kush do të jetë kampion normalisht kush do të jetë në barazh dhe kush do të largohet nga elita.

Image

Kështu që marr në përgjithësi kampionati ka ecur mirë, normal ka pasur edhe gabimet e veta, por çdo ditë e më shumë ne do t’i përmirësojmë, do të ulem me klubet, do të diskutojmë prapë me klube, me institucionet, flas për komisionet e federatës dhe grupin e ekspertëve, që e kanë përcjellë, sepse ka qenë një grup i informuar prej tre vetave, i cili e ka përcjellur kampionatin dhe e ka analizuar gjithçka të kampionatit, statistikat e kampionatit, dhe i barazojmë me kampionatet tjera por edhe mangësitë, kështu që kanë qenë të detyruar në një farë forme që t’i regjistrojnë të gjitha mangësitë që ata i kanë pa, si në organizim të klubeve, si në organizim të organeve tona, delegati a ka qenë mirë, referët a kanë qenë mirë, klubet si kanë qëndruar, përveçse, në disa vende ende çalojmë me infrastrukturë dhe nuk janë qind për qindtë të organizuara gjërat, për vet faktin se ndoshta ende nuk e kanë vendin e gazetarëve një pjesë që mund të jenë të përshtatshëm ose nuk janë objektet në ndërtim e sipër, kanë qenë edhe sivjet gati thuajse të gjitha stadiumet e Kosovës, e ku është luajtur e kanë pasur nga një tribunë të mbyllur, për shkak se ishte duke u zhvilluar puna, kjo është pjesa më kryesore, por përfshirë në përgjithësi, meqë ka pas rrjedhë normale, me gabime normalisht të vetat të cilat kanë qenë që i kemi pa por unë konsideroj si i rregullt dhe shumë i mirë në kuadër të gjithë kategorive 

“Bota sot”: Sot do të vije delegacioni i UEFA-së, çfarë domethënie ka për futbollin tonë?
Agim Ademi:
Ne kemi qenë në Budapest, ku ka qenë një takim, ku u shqyrtua ligat nacionale dhe eventualisht krijimi i një ligës të re të Evropës me kombet, me 55 federatat që janë, jo vetëm në këto gara që shkojnë kampionët por të jetë një lloj lige, e cila do të shihet që është si pilot projekt.

Image

Aty kemi fol dhe në bazë kërkesave tona që kanë ardhur dhe që kanë qenë çdo herë, kemi kërkuar sepse ne jemi shtet që kemi më së paku ekipe, edhe pse nuk e kemi përmbush koeficientin kemi kërkuar që të na shtohet edhe një ekip dhe na është dhënë fjala nga Marko Marketi i cili është përgjegjës për kompetecione, dhe është njeriu i tretë në federatë Zoran Lakoviq, i cili është përgjegjësi për federatat, me këta dy njerëz e kemi të konfirmuar që do të na shtohet edhe një ekip qysh kampionatin e ardhshëm. Unë dola ndoshta pak më shumë kërkues, kërkova për këtë kampionat, gjë që nuk bëhet sepse ka përfunduar dhe është bërë tabela, e keni pa që e kanë qitur gabimisht at tabelë, është me dy, por kjo është tabela tani, tabela e re bëhet me tri ekipe, pasi të përfundojë ky kompetecion, kështu që komisioni tash e merr vendimin. Aty na u është thënë dhe është vendosur, do të vjen edhe vendimi me shkrim nga UEFA, në Baku tani merret vendimi tamam, sepse është mbledhja me 28-29 maj.

Është një lajm i mirë. Për riorganizimin e kampionatit dhe formën e garave, do të jetë Superliga me 10 ekipe, nëse është Superliga me dhjetë ekipe dhe tri na shkojnë në Evropë dhe nëse krijohet prapë kjo liga e cila bëhet, sigurisht se edhe ne fitojmë një vit më vonë, janë katër ekipe tona, 40 për qind e kampionatit me të shkuar në Evropë është punë e madhe dhe ajo ndikon në rregullshmërinë e garave, për vet faktin se secili e ka mundësinë të jetë i pari, i dyti i treti dhe normalisht që përveç rregullsisë, sigurisht do të ketë edhe një ekonomi më të mirë për klubet, sepse secili klub që del e ka një përfitim ekonomik në Evropë, kështu që për mu, e konsideroj që është një e mirë e radhës që i ka ardhur futbollit.

“Bota sot”: Tani janë sfidat e radhës të kombëtares së Kosovës, me 7 qershor takoheni në Podgoricë me Malin dhe me 10 qershor me Bullgarinë në Sofje në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropiane 2020 , sa jeni të përgatitur dhe çfarë prisni nga këto sfida si president i FFK-së, si dhe a jeni më të kompletuar se herave tjera?
Agim Ademi:
Këtu jam shumë i qartë, sigurisht që këtu jemi në organizimin më të mirë të mundshëm, i kemi përfunduar të gjitha organizimet tona sa na takon, tani më veç grumbullimin e presin futbollistët, është ajo pjesa profesionale, domethënë pjesa e fushës, aty i ka kompetencat Bernard Challandes. Faktikisht në anën tonë e kemi përfunduar çështjen organizative dhe në nivelin më të lartë të mundshme e më të mirë. Tani edhe ekipi është mirë, por nuk i kemi dy futbollistë Hekuran Kryeziun dhe Valon Berishën, normalisht janë mungesa të ndjeshme, sigurisht se Challandes ka marr masat dhe e kemi një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe sigurisht duke pasur parasysh, formën e tyre nëpër klubet e tyre se si janë duke shkëlqyer pothuajse të gjithë futbollistët, mos t’i potencoj me emër, realisht presim që të ketë ndeshje të mira.

Në futboll nuk ka të sigurt kurrgjë, por meqë kemi një ekip sulmues, një mentalitet fitues dhe ende pa humbje jemi, sigurisht se shkojmë për rezultat dhe shkojmë për fitore, gjithkund e kemi atë dëshirë edhe pse jo mund të them i kemi mundësitë, ani çka se ata janë favoritë por ekipi ynë ka luajtur shumë mirë dhe besoj se do të vazhdon trenti i këtyre lojërave edhe pse pritet ndonjëherë që në një ndeshje mund të kemi edhe çalime, sepse ka një ndeshje që nuk shkon, nuk e do, kështu që mund të ndodhin këto gjëra, por gjithsesi pres që të kemi rezultate të mira dhe të zhvillohen ndeshje ashtu siç e planifikojmë ne dhe shpresoj që nuk do ta mungon rezultati pikërisht të ekipet kombëtare sepse janë në rritje e sipër.

Faktikisht, falë kësaj ne kemi benifitet edhe më të mëdha, por rezultatet e kombëtares janë edhe ato që e kanë një ndikim edhe në shtimin e një ekipit, sidomos ekipet tona kanë një ndikim sepse ne e kemi çu ligën, kemi proklamuar gjithë, edhe ekipet tona Drita vjet edhe Prishtina, kanë bërë disa hapa më shumë se vitet tjera, disa gjëra më shumë që i kanë fituar dhe kanë shkuar pak me lartë në ligat e Evropës, prandaj këto janë ato pjesë që kanë bërë që neve të na shtohet edhe një ekip dhe na shtohet reputacioni, të vijnë këtu delegacionet për të krijuar edhe projektet tjera që kemi. Po ashtu kanë me qenë edhe projektet e çmuara që i kemi, kampin nacional në Obiliq, stadiumi i cili është duke u përgatitur për shembull në Hajvali dhe realisht edhe objekti këtu ku është dhe fushat artificiale që i kemi, që ta vizitojmë ndonjë, dhe projektet tjera në vazhdim që i kemi, sepse duhet mi pa ku kemi ardhur me këto projekte dhe kur fillojnë, i kemi projektet e radhës që do të na vijnë dhe që janë shumë më interesante.

Shpresoj dhe besoj që në vitet e ardhshme, tashmë sigurisht do të ketë benifitet më shumë edhe për klube, por edhe për federatën dhe gjithçka do të shkon në rritje e ngritje me hapat më të shpejt të mundshëm që i kemi na.
Vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat