Strakosha humbet eliminatoret me Islandën dhe Moldavinë - Bota Sot
Strakosha humbet eliminatoret me Islandën dhe Moldavinë

Futboll

Strakosha humbet eliminatoret me Islandën dhe Moldavinë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:58
Strakosha humbet eliminatoret me Islandën dhe Moldavinë

Thomas Strakosha humbet dy ndeshjet e Kombëtares me Islandën dhe Moldavinë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një vendim të trajnerit, sikurse ndodhi me Panuccin për sfidat me Turqinë dhe Andorrën, por për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon “gardianin” e Lazios që të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për kuqezinjtë.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij dëmtimi që e mundon prej kohësh. Strakosha ndien shqetësime fizike prej disa javësh, çka ka ndikuar në vendimet e Inzaghit për ta kursyer në takime të veçanta të Lazios, duke aktivizuar portierin e dytë, Proto, ndërsa në finalen e Kupës së Italisë, Strakosha bëri një sakrificë të jashtëzakonshme, duke zbritur në fushë me ndihmë e injeksioneve.

Ai bëri disa pritje vendimtare në finale e Atalantën, duke dhënë kontribut të çmuar në fitimin e trofeut. Pikërisht aktivizimi në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë duket se e ka përkeqësuar gjendjen e tij, as sa të jetë e pamundur prania e tij me kuqezinjtë në dy ndeshjet e qershorit, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”.

Edy Reja, për shkak të pamundësisë për të patur në dispozicion Strakoshën, ka ftuar portierin e Laçit, Gentian Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...