Drenthe: Robinho e shndërroi shtëpinë në klub nate

Futboll

Drenthe: Robinho e shndërroi shtëpinë në klub nate

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:42
Drenthe dhe Robinho

Royston Drenthe mbetet ndër misteret e një periudhe disi bizare në historinë e Real Madridit, një kohë kur lojtarët si Robinho dështuan në klub. Holandezi ka zbuluar detaje të kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, madje duke zbuluar se braziliani e kishte shndërruar bodrumin e shtëpisë në klub nate.

Edhe pse fillimisht la shumë mbresa në Santiago Bernabeu, mbrojtësi i majtë u përball me lëndime dhe karriera e tij mori tatëpjetën drejt Merseyside, Katseri, Baniyas dhe Rotterndam.

“Unë krijova marrëdhënie shumë të mira me Robinhon menjëherë pasi shkova në Madrid. Ai e kishte shndërruar bodrumin e shtëpisë në klub të vogël nate dhe unë shkoja atje”, tregoi Drenthe në një intervistë me FourFourTwo.

Ai thotë se në Madrid ishte ndier si në shtëpinë e vet shumë shpejt pas mbërritjes atje.

“Menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time, të gjithë më dhanë një mikpritje të ngrohtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat