Mandzukic dhe Dybala nuk bindin, Juventus zgjedh partnerin e CR7 në sulm

Futboll

Mandzukic dhe Dybala nuk bindin, Juventus zgjedh partnerin e CR7 në sulm

Më: 22 maj 2019 Në ora: 00:37
CR7

Juventus, pas lajmërimit të lamtumirës së Massimiliano Allegri-t, është vënë në kërkim të fytyrave të reja. Jo vetëm për të drejtuar skuadrën, por edhe për të përmirësuar organikën e ekipit për sezonin e ardhshëm. 

Nuk është një sekret se reparti i parë që duhet të përforcohet është pikërisht sulmi, ku nuk mund të mjaftojë vetëm Cristiano Ronaldo. Sezoni negativ, në këndvështrimin e golave të shënuar, i Mandzukic dhe Dybala ka bindur bardhezinjtë që të kërkojnë zgjidhje të tjera. 

Një nga këto zgjidhje është Gonzalo Higuain, i cili do të kthehet në  Torino pas huazimit te Chelsea dhe mund të qëndrojë te bardhezinjtë nëse trajneri i ri i tyre do të jetë Maurizio Sarri. 

Trajneri toskan e ka konsideruar gjithmonë si një nga më të mirët në rolin e tij dhe "Pipita" me CR7 do të formonin një dyshe sulmuese të nivelit të lartë. 

Alternativa, më e kushtueshme, është Mauro Icardi. Sulmuesi i Inter-it është betuar se do të qëndrojë Milano, por rrugët e merkatos janë të pafundme. Nje rol si protagonist me kampionët e Italisë do të ishte një tundim i madh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat