Finalja e Europa League e bënë të pavlefshme sloganin e UEFA-s

Futboll

Finalja e Europa League e bënë të pavlefshme sloganin e UEFA-s

Më: 22 maj 2019 Në ora: 06:51
Henrikh Mkhitaryan

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA garat i ka zhvilluar nën sloganin:

 “Secili duhet të jetë në gjendje të gëzojë futbollin. Pa marrë parasysh se kush jeni, ku jeni nga ose si luani. Kjo është lojë e barabartë.”

Por këto fjalë të bukura janë hedhur poshtë kur u vendos që finalja e Europa League të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Mikpritësit nuk garantuan siguri për të gjithë, në veçanti për futbollistin armen Henrikh Mkhitaryan i cili nuk do të mund të luaj në këtë ndeshje për shkaqe politike.

Por përveç kësaj problemi është edhe te biletat, udhëtimi dhe akomodimi.

Një biletë më e lirë aeroplani një tifozi nga Londra do t’i kushtoj hiq më pak se 1000 euro.

Udhëtimi prej 4800 km është shumë për ta dhe skuadrat Arsenal dhe Chelsea nuk kanë arritur ende t’i shesin biletat që u janë dhënë.

Mediat angleze këtë e quajnë të papranueshme dhe se UEFA është dashur të ndrysh vendodhjen, sidomos pas rastit të Mkhitaryan.

Sipas tyre vendi ku do të luhet finalja mund të organizohet shumë shpejtë dhe një ndeshje e tillë nuk kërkon më shumë se një javë përgaditje.

Sipas tyre Wembley do të ishte ideal për të zëvendësuar Bakun ku do të përshtatej edhe për dy skuadrat që vijnë nga Londra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat