Bale: Kemi humbur kontrollin e jetës - Bota Sot
Bale: Kemi humbur kontrollin e jetës

Futboll

Bale: Kemi humbur kontrollin e jetës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:04
Bale: Kemi humbur kontrollin e jetës

Gareth Bale flet në “State Of Play”, por nuk tregon asgjë në lidhje me të ardhmen e tij te Reali i Madridit, por kritikon jetën që bëjnë futbollistët. Uellsiani thotë se lojtarët trajtohen si robotë.

“Në futboll trajtohemi si robotë, nuk mund të zgjedhësh dot kalanderin si në golf apo në tenis, nuk mund të zgjedhësh ku do të luash dhe kur. Ne na komandojnë, ku të shkojmë, ku të qëndrojmë, në çfarë ore duhet të hamë dhe në çfarë ore të stërvitemi. Lojtarët duket se kanë humbur kontrollin e jetës së tyre në njëfarë mënyre. Kur je fëmijë, nuk i ke këto mendime në mendje dhe dëshiron vetëm të luash dhe të shijosh lojën me miqtë e tu.

Pastaj kur bëhesh profesionist ka shumë presione, kritika dhe e humbet ndjenjën për t’u argëtuar. Nuk e di pse ka ndodhur ky transformim. Është e vërtetë që mua më pëlqen golfi dhe kjo nuk është risi”, tregon Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...