Kjo është dëshira e Herkulesit të Kosovës për djalin e tij 

Futboll

Kjo është dëshira e Herkulesit të Kosovës për djalin e tij 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:25
Kjo është dëshira e Herkulesit të Kosovës për djalin e tij 

Herkulesi i Kosovës, Bujar Muli, njeriu që merret me sportet ekstreme, që njihet me ngritjen e peshave të rënda, thotë se është i bekuar që Zoti ia ka dhuruar një djalë të bukur dhe dëshira e tij është që një ditë të bëhet sportist, të jetë ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës. 
“Dëshira ime është që një ditë djali im të bëhet një futbollist shumë i madh. Shpresoj që do të luan ndaj ligë të Anglisë.
Besoj shumë që ka mu marr me sport domethënë me futboll sepse baba im ka qenë një futbollist shumë i mirë. Vëllai im i madh, edhe ai ka luajt një kohë në KF Vushtrria për juniorët gjithashtu edhe unë kam luajtur për Vushtrrinë domethënë isha portier. 
E për këtë shumë kam besim në Zotin që djali im do të bëhet një futbollist i madh. Unë nuk kisha pas dëshirë që djali im të merret me sportin tim të cilin unë e praktikoj. 
Për arsye se është sport ekstrem dhe i rrezikshëm, të gjitha kushtet do ja plotësoj që të shkollohet në futboll. 
Ky ka një përparësi sepse ka lind në Zvicër e këtu janë kushtet shumë më të mira se tek ne në Kosovë”, tha Muli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat