Sot dihet lista e Kosovës

Futboll

Sot dihet lista e Kosovës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:14
Sot dihet lista e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, sot pasdite (e mërkurë) do ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Në listën që do të bëhet publike në faqen zyrtare të Federatës, do të ketë disa ndryshime.

Për herë të parë do të ftohet Florent Hadërgjonaj, kurse pas disa vjetësh rikthehet Anel Rashkaj.

Kosova do të grumbullohet në Prishtinë më 2 qershor për dy ndeshjet që i luan në udhëtim atë kundër Malit të Zi që e zhvillon më 7 qershor, kurse ndaj Bullgarisë pas tri ditësh.

Ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të ‘Euro 2020’, Kosova e zhvilloi në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, më 25 mars kundër Bullgarisë (1:1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat