'Goal': Unai Emery ka marrë vendimin e papritur për Shkodran Mustafin

Futboll

'Goal': Unai Emery ka marrë vendimin e papritur për Shkodran Mustafin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:27
Mustafi dhe Emery

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i gatshëm të gjenerojë mjete financiare nga shitja e Shkodran Mustafit këtë verë.

“Topçinjtë” do të kenë një buxhet të vogël për të shpenzuar në afatin kalimtar veror.

Saktësisht, Emery ka vetëm 40 milionë funte në ‘lojë’, por kjo shumë mund të rritet në rast se Arsenali triumfon në finalen e Ligës së Evropës këtë muaj.

Dhe siç raporton “Goal”, Emery është i gatshëm ta shes Mustafin në mënyrë që të gjenerojë më shumë mjete.

Tutje, mediumi në fjalë shkruan se Emery është i prirur që të bëjë ndryshime rrënjësore në mbrojtjen e Arsenalit këtë verë.

Mustafi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale tek Arsenali, andaj Arsenali shpreson se do të ketë ndonjë ofertë në vlerë të 20 milionë funtesh për shërbimet e tij.

Ndryshe, deri më tani, Milani ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit nga Gostivari, por që ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga “Rossonerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat