Dy gjigantët e Premier League, betejë 120 milionë euroshe për yllin e Realit

Futboll

Dy gjigantët e Premier League, betejë 120 milionë euroshe për yllin e Realit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:09
Reali i Madridi

Dy klubet e Manchesterit, United dhe City, janë të vendosur të bëjnë betejë për të njëjtin objektiv në merkaton e verës. Fjala është për mesfushorin e Real Madridit, Isco, sipas “Sport”. Pas një sezoni problematik të të bardhëve, nga i cili dolën duarbosh, klubi nga “Bernabeu” do të ndërmarrë një revolucion në grupin e lojtarëve aktualë, që parashikon largime dhe afrime të konsiderueshme. 

Isco më shumë ka qëndruar në stol, nën drejtimin e trajnerëve Lopetegui dhe Solari, ndërsa me Zidane ka pasur më shumë hapësira. Sidoqoftë, ish-lojtari i Malaga nuk është më i pashitshëm dhe i paprekshëm, pavarësisht klauzolës 500 milionë euro, që ka në kontratë. Real Madridi është i hapur të presë oferta për të dhe të arkëtojë të holla të rëndësishme për të financuar blerjet e piketuara në mesfushë. 

Dy klubet e Manchesterit thuhet se janë gati të paguajnë deri në 120 milionë euro për Isco, ndërsa “Los Blancos” duan të rindërtojnë vetveten, pas sezonit tepër zhgënjyes (2018-2019). PSG është, gjithashtu, e interesuar për 27-vjeçarin, i cili ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në La Liga, gjatë sezonit që sapo përfundoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat