Presidenti i FFK-së tregon se kur do të fillojnë punimet për stadiumin nacional!

Futboll

Presidenti i FFK-së tregon se kur do të fillojnë punimet për stadiumin nacional!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:22
Stadiumi 'Fadil Vokrri'

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës,  në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon se kur mund të fillojnë punimet për ndërtimin e stadiumit nacional.

“Stadiumi nacional normalisht është i nevojshëm dhe shumë i kërkuar për ne, por është projekt qind për qindtë i qeverisë, ne jemi vetëm si monitorues kah aspekti profesional mund të them, kur është bërë projekti me pa se a janë dimensionet e objektit, a janë dimensionet e fushës, a janë dimensione të objekteve tjera përcjellëse, të kërkuara nga UEFA me norma. Ndërsa e di që u është bë projekti, është përzgjedhur projekti nga ministria, nga komisioni i ministrisë i cili është paraparë për këtë punë në ministrin e sportit dhe i citoj fjalë e ministrit Gashi, që sigurisht do të fillojë tani për dy muaj, do të fillojë edhe puna. Besoj shumë dhe ma merr mendja, meqë kanë ecur procedurat deri këtu edhe do të ecin, kur pranohet një projekt edhe do të ecë, se për sa ka me u krye afatin e ka ose më mirë me thënë punëkryesi, të cilët diku e marrin rreth dy vjet e gjysmë eventualisht tri, por mund të themi nga fillimi i punëve brenda dy viteve e gjysmë - tri stadiumi duhet të jetë i përfunduar. Gjithsesi mu me vjen mirë që ministria ka marr vendim që ta rinovojë prapë stadiumin në Mitrovicë, ta bën kategorinë e 4-të, sepse neve na duhen dy stadiume të kategorisë 4-të, ku luhen ndeshjet alternative, na ende e kemi pasur ose e kemi ende alternativ stadiumin në Shkodër,  për vetë faktin që mund ndodhë diçka dhe është obligim që të kesh një stadium alternativ përveç atij që luan, tani do ta qesim stadiumin e Mitrovicës si alternativ për ndeshjet ndërkombëtare të ardhshme, të cilat, eventualisht nuk luhen në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë mund të luhen në Mitrovicë.

Image

Agim Ademi

 Mendoj që këto fusha artificiale që i kemi në projekt me ministrinë edhe ato do të vazhdojnë, gjashtë më janë në përfundim, veç i kemi përfunduar si FFK, tani është projekt për gjashtë të tjera që do t’i bëjë dhe do t’i tenderojë ministria, është e gatshme besoj për këtë punë, do të krijohen edhe gjashtë të tjerë dhe prapë do të vazhdojmë. Sivjet unë do të mundohem dhe sigurisht se do të përfitojë më shumë nga UEFA e FIFA fonde të cilat janë për të punuar sa më shumë, për të ndihmuar sa më shumë klubet. Jam këtu dhe jam i gatshëm për të ndihmuar klubet sa më shumë me infrastrukturë dhe me organizim, me edukim e të gjitha, kështu që po vazhdojmë siç e kemi sloganin: Me përgjegjësi dhe krenari”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat