Rakitic: Do të më pëlqente ta kisha Griezmannin në skuadër - Bota Sot
Rakitic: Do të më pëlqente ta kisha Griezmannin në skuadër

Futboll

Rakitic: Do të më pëlqente ta kisha Griezmannin në skuadër

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:03
Antonie Grienzman

Pasi Antoine Griezmann e bëri të qartë se ai dëshiron të largohet nga Atletico Madridi këtë verë, spekulimet se ai do të transferohet në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës kanë dominuar në mediat botërore.

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, i ka nxitur edhe më shumë këto spekulime, duke thënë se është i hapur ndaj transferimit të Griezmannit në Barcelonë.

Më herët mediat spanjolle kishin raportuar se disa lojtarë në zhveshtoren e Barcelonës  nuk e duan Griezmannin në skuadër, për shkak të mënyrës se si ai i kishte refuzuar në mënyrë shumë publike verën e kaluar.

Griezmanni e kishte bërë zbuluar vendimin e tij për ta refuzuar Barcelonën dhe për të nënshkruar kontratë të re me Atletico Madridit përmes publikimit të një dokumentari, të quajtur “Vendimi”.

“Do të më pëlqente ta kisha Griezmannin në skuadër. Përveç faktit që vitin e kaluar ai ma largoi ëndrrën e triumfit në Kupën e Botës, ai më pëlqen me të vërtetë”, ka thënë Rakitic.

“Ai është një futbollist i nivelit më të lartë, njëri ndër më të mirët në botë. Ai ka fituar pothuajse gjithçka dhe ai mund ta përforcojë cilëndo skuadër”.

Megjithatë, mënyra se si fituesi i Kupës së Botës me Francës e refuzoi Barcelonën verën e kaluar ia la një shije të hidhur katalonasve. Por, mesfushori kroat ka bërë të ditur se ai nuk është njëri ndër ata persona.

“Ai vendim nuk ishte kundër Barcelona ose diçka e tillë. Vendimi u mor në favor të Atletico Madridit”, shtoi francezi.

“Unë e përgëzoj atë për atë vendim dhe nëse vjen këtu, do t’ia jap dorën dhe do t’i them se e respektoj për vendimin që e kishte marrë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...