Sa kushton bileta për finalen e Digitalb Kupës së Kosovës?

Futboll

Sa kushton bileta për finalen e Digitalb Kupës së Kosovës?

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:35
Sa kushton bileta për finalen e Digitalb Kupës së Kosovës?

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot pas orës 15:00 do të nisë shitja e biletave për ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës’89 dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje dhe Perëndim 3 euro, derisa tribuna VIP, 5 euro, bëhet e ditur nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat