Dështoi të shpëtojë sezonin e Real Madrid, Zidane rikthehet në shkollë

Futboll

Dështoi të shpëtojë sezonin e Real Madrid, Zidane rikthehet në shkollë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:10
Zidane

Sikurse kishte paralajmëruar përpara ndeshjes ndaj Betis, Zidane nuk ndalet për pushime. E thënë, e bërë. Trajneri i Real Madrid, pasi dështoi në rikthimin e tij me misionin për të shpëtuar sezonin e Los Blancos, ka marrë vendimin e rëndësishëm.

Francezi ka kaluar dy ditët e para të javës në Clairefontaine, jashtë Parisit, vend ku është rezidenca e krerëve të Federatës Franceze të Futbollit, me qëllim ndjekjen e një kursi intensive për trajnerët e futbollit.

Bashkë me trajnerin e Real Madrid, kursin e kanë ndjekur edhe kolegë të tij me të cilët përfundoi kursin e trajnerëve në maj të vitit 2015: Bernard Diomede, Willy Sagnol, Claude Makelele, Eric Roy, etj.

Në krye të këtij trajnimi qëndron Guy Lacombe, që rastësisht resulton të jetë edhe trajneri që ka drejtuar Zidane në hapat e parë të tij në karrierën e nisur te Cannes në vitet 1988-1992. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat