Habit Maldini: Një herë kam goditur Baresin më bërryl në fytyrë

Futboll

Habit Maldini: Një herë kam goditur Baresin më bërryl në fytyrë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:17
Paolo Maldini

Paolo Maldini, në një intervistë të dhënë për platformën DAZN, ka rrëfyer një episod që ka ndodhur 30 vite më parë, në një ndeshje derbi mes Milanit dhe Inter. “Nuk ia kam thënë asnjëherë të vërtetën Franco Baresit, por një herë e kam goditur më bërryl në fytyrë. Natyrisht jo qëllimisht dhe “objektivi” im ishte që të godisja Aldo Serena”, thotë Maldini.

Më tej, legjenda kuqezi sqaron: “Ishte një ndeshje derbi në vitet ’80. Aldo Serena po na godiste me shkelma mua dhe Franco gjatë gjithë ndeshjes. Duheshin edhe 2 minuta nga fundi. Asnjëherë nuk kisha goditur me dëshirë një rival, por në ato momente vendosa ta godas Aldon, pas një topi të gjatë të shkelmuar nga Zenga”.

“Për fat të keq, kur kërceva në ajër godita Francon. Kur ai u ngrit po shante Serenën, ndërkohë që unë heshta dhe nuk i thashë asgjë. Në fushë ndodhin edhe këto gjëra. Ajo gunga në hundë që Baresi ka sot është për fajin tim dhe nuk ia kam thënë ende të vërtetën e këtij episodi”, u shpreh Paolo Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat