FIFA braktis planin për Katar 2022

Futboll

FIFA braktis planin për Katar 2022

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:14
Gianni Infantino

FIFA ka tërhequr planet e zgjerimit të Kupës së Botës 2022 në 48 skuadra, këtë ka konfirmuar vetë trupi qeverisës i futbollit. 

Ndërkohë është konfirmuar se edhe turneu do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme, siç ishte hamendësuar. 

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino kishte ndërmend të rriste numrin e kombeve pjesëmarrëse me 50%. 

Megjithatë, shefi zviceran është detyruar të pranojë se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i kompeticionit në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë për t'u arrirë. 

Megjithatë, siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026 që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat