Radioja katalonase zbulon lojtarët e shumtë që Barcelona do t’i shesë këtë verë

Futboll

Radioja katalonase zbulon lojtarët e shumtë që Barcelona do t’i shesë këtë verë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:34
Barcelona

Barcelona është duke u përgatitur të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër gjatë afatit kalimtar veror, pas një sezoni tjetër zhgënjyes në garën evropiane.

Edhe pse e fitoi La Ligën për vitin e dytë radhazi dhe është buzë triumfit edhe në Kupën e Mbretit pasi e siguroi finalen kundër Valencias, Barça përsëri do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

Deri tani, në Camp Nou ka ardhur mesfushori i talentuar holandez, Frenkie De Jong, i cili në janar nënshkroi kontratë me Barçën pasi palët arritën marrëveshje në vlerë 75 milionë euro, që lojtari të kalojë në Katalonjë në verë.

Por, para se të sigurojë prurje të tjera, kampioni spanjoll po mendon ta pastrojë skuadrën, dhe radioja katalonase ka zbuluar disa prej emrave të mëdhenj që do të largohen.

Në mesin e tyre, blerja më e shtrenjtë e klubit, Philippe Coutinho, i cili i kushtoi plot 160 milionë euro janarin e 2018-es kur iu bashkua nga Liverpooli.

Përveç tij, gjithmonë sipas radios katalonase, do të shiten edhe Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Malcom, Andre Gomes, dhe Jasper Cillessen.

Raportohet se Antoine Griezmann dhe Matthijs de Ligt do të jenë dy prurjet më të reja të verës në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat