Finalja e Europa Ligës do të jetë një dështim i madh

Futboll

Finalja e Europa Ligës do të jetë një dështim i madh

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:37
Baku

UEFA po përballet me perspektivën e turpshme të finales së Europa Ligë në javën e ardhshme mes Arsenalit dhe Chelseas duke luajtur para një turme të vogël në stadiumin olimpik në Baku.

Një numër i sponsorëve këtë javë kanë vendosur të kthejnë një pjesë të konsiderueshme të 2,000 biletave që u janë dhënë nga organi qeverisës evropian.

Sipas The Times, kompanitë kanë dorëzuar biletat pas vështirësive dhe kostos së shtrenjtë të udhëtimit në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Të dy klubet e Premier Ligës gjithashtu kanë në plan të kthejnë një total prej 6,000 biletash, duke arritur vetëm të marrin 3,500 dhe 2,000 respektivisht.

Fillimisht, Arsenali dhe Chelsea kishin bërë edhe ankesa duke dënuar vendimin e UEFA-s për t’u ndarë vetëm nga 3,000 bileta në një stadium me kapacitet prej 69,000 mijë vendeve.

Kujtojmë se derbi londinez luhet më 29 maj, me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat