Akuzat për tolerim, Partizani merr vendim për të grumbulluarit në Kombëtare

Futboll

Akuzat për tolerim, Partizani merr vendim për të grumbulluarit në Kombëtare

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:06
Partizani

Partizani do të festojë titullin kampion para publikut në ndeshjen kundër Kukësit. Takim ky që do të luhet të dielën prej orës 16:30 në "Selman Stërmasi". Një vendim i drejtë dhe mjaft i mirë i Federatës Shqiptare të Futbollit që i jep kënaqësinë "Demave të kuq" të festojnë me mbështetësit e tyre. 

Një ndër dilemat e kësaj ndeshje ishte rikthimi i të grumbulluarëve në kombëtare për takimin e së dielës. Zyra e shtypit e kryeqytetasve ka konfirmuar se Trashi, Mala, Hoxha dhe Telushi do të jenë të gatshëm. Klubi me shumë mundësi do të paguajë gjobën për vlonjatin që të festojë së bashku me shokët në fushë. 

Rikthim i tyre në dispozicion të Gegës largon dhe zërat për favorizime, pasi dihet lufta e ashpër që po bëhet për Europa League. Kukësi është në garë me Teutën për vendin e dytë dhe mungesa e 4 titullarëve do të favorizonte kundërshtarët.   

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat