Milani takon Taren në Londër: prapaskenat

Futboll

Milani takon Taren në Londër: prapaskenat

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:14
Igli Tare

Të gjithë në Londër. Nuk është titulli i një filmi, por vendi i takimit. Kohë më parë, Gianni de Biasi do të thoshte se pikërisht kryeqendra e Britanisë së Madhe është edhe pika e takimit për agjentë merkatoje, drejtues e kështu më rradhë...

Jo më kot, klubet dërgojnë përfaqësuesit e tyre. Dhe, drejtori sportiv bardhezi, Fabio Paratici, ka udhëtuar drejt Londrës, ku do të ketë një sërë takimesh. Por, aty ndodhet edhe Ivan Gazidis, figura kryesor e Milanit dhe ai që ka marrë në dorë frerët e merkatos dhe gjithçka tjetër.

Sipas asaj që referon "Il Messaggero", megjithatë, edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, ka fluturuar drejt Londrës për disa ditë. Pikërisht aty palët mund të jenë takuar. Emri i Tares është në rradhën e parë të preferencave për Gazidis, bashkë me Luis Camposin e Lille, duke qenë se tashmë divorci me Leonardon është thuajse i kryer, pasi vetë braziliani e ka kërkuar.

Madje, mes palëve, ka edhe një akord pa klauzolë, pra nëse një palë e kërkon prishjen e kontratës, vjen ndarja pa asnjë dëmshpërblim por vetëm shtrëngim duarsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat