Liverpooli gjen zëvendësues për Shaqirin

Futboll

Liverpooli gjen zëvendësues për Shaqirin

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:33

Gazeta angleze, Metro, raporton se Liverpooli mund ta largojë Xherdan Shaqirin këtë verë, pasi që skuatët e klubit janë duke e mbikëqyrur situatën e yllit të Valencias, Samuel Chukwueze, si zëvendësues të mundshëm të Shaqirit.

“The Reds” nuk pritet të bëjnë shumë transferime gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që shpenzuan shumë para në ndeshjet paraprake. Ata do të shpenzojnë para vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë lojtar që Jurgen Kloppi e do shumë.

Përkundër ndikimit që e pati në përmbysjen e rezultatit kundër Barcelonës dhe asistit të tij afër fund të ndeshjes kundër Newcastle, shumë besojnë se ylli zviceran nuk po i plotëson kërkesat e Kloppit.

Përderisa Liverpooli nuk është duke e kërkuar me ngulm një klub të ri për Shaqirin, ata janë të gatshëm ta shesin atë nëse ndonjë klub bën ofertë mjaftueshëm të mirë.

27-vjeçari i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera në 30 ndeshjet që i ka zhvilluar në të gjitha garat me Liverpoolit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez e duan dikë që u bën më shumë presion lojtarëve në formacionin e parë.

Ylli i ri i talentuar i Villarrealit, Chukwueze, e ka kapur vëmendjen e tyre si një opsion i mirë. Përkundër që është vetëm 20-vjeçar, skautët e Liverpoolit besojnë se ai ka mjaftueshëm potencial për ta dëshmuar veten në “Anfield”.

Nigeriani i shënoi pesë gola në 19 paraqitje në La Liga këtë sezon, ndërsa ka qenë mjaft mbresëlënës edhe në Ligën e Evropës me Villarrealin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat